Kosova
Pushtet e opozitë kundër ideve për ndarje apo shkëmbim të territoreve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të diskutohet për shkëmbim të territoreve apo për ndarjen e Kosovës.
Ai në një konferencë për media, pas një takimi me përfaqësuesit shqiptar të komunave nga Serbia, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
“Ndarje nuk do të ketë. Marrëveshja historike përfundimtare Kosovë- Serbi, do të jetë mes dy vendeve të pavarura”, tha Thaçi.
Sipas presidentit të Kosovës, shkrimet dhe idetë që plasohen në media për ndarje të Kosovës, janë të pavërteta, shkruan REL përcjell Albinfo.ch.
Ai paralajmëroi sërish dialog të vështirë me Serbinë në fazën, të cilën ai po e cilëson si finale të bisedimeve. Por, u shpreh mjaftë skeptik se do të arrihet ndonjë marrëveshje.
“Edhe Beogradi edhe Prishtina e dimë shumë qartë se arritja e marrëveshjes përfundimtare do të jetë me gjasa të pakta, apo teorike. Unë pres, e kam theksuar edhe më herët javët, muajt e ardhshëm se do të ketë zhvillime edhe me të rënda Kosovë- Serbi në kuptimin e dialogut. Dhe është një shans minimale, shumë e vogël e arritjes së marrëveshjes. Unë do të punoj dhe uroj që të ndodh mrekullia e marrëveshjes, natyrisht në këtë drejtim në një koordinim të plotë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi.
Edhe kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e përjashtoi mundësinë e diskutimeve dhe negociatave për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me vendet fqinje. Shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës, opsionin e ndarjes apo i vizatimi i kufjeve është vijë e trash e kuqe për të cilën nuk mundet të diskutohet.
“Ata ithtar që pretendojnë apo kanë ide për vizatim të kufijve në Ballkan, qëllimi i tyre i vërtetë është kthimi i vuajtjeve, kthimin e pasigurisë dhe luftës në Ballkan, ashtu siç ka qenë edhe më herët. Do të ishte një gabim historik i ter popullit të Ballkanit në rast se lejohet që të vijmë të kjo agjende ku do të rishikohet cilido kufij i brendshëm i Ballkanit”, tha Arifi.
Ndërkohë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se idetë që po plasohen në opinion për shkëmbim të territoreve apo korrigjim të kufijve janë mashtrime të reja. Këto komente ai i bëri gjatë një debati me përfaqësuesit e komunave nga Serbia: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ku u diskutua rreth problemeve të atjeshme dhe zgjidhjeve që mund të priten.
“Arsyeja pse mendojmë se bëhet fjalë për mashtrim të ri është se ideja për shkëmbim territoresh apo korrigjim të kufijve më shumë është në funksion të një lloj krijimi të atmosferës, ku një status special për veriun e Kosovës bëhet më i kollajshëm në emër të një premtimi për kompensim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili nuk do të ndodhë”, tha Kurti.
Deklarata e zyrtarëve në Prishtinë për ndarjet e Kosovës, pasuan deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas të cilit, për Serbinë do të ishte “më mirë diçka sesa asgjë”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












