Lajme
Putin kërcënon Perëndimin: Edhe ne mund të armatosim vende për t’iu sulmuar
Moska mund të armatosë vende, më qëllimin për të sulmuar objektiva perëndimorë. Ishte paralajmërimi i ri që erdhi nga presidenti Vladimir Putin, gjatë një deklarate ku kritikoi dërgimin e raketave me rreze të gjatë në Ukrainë.
Një serë shtetesh, përshirë SHBA-në, i kanë dhënë Ukrainës dritën jeshile për të goditur pozicione brenda territorit rus.
Për shefin e Kremlinit, veprime të tilla do të cojnë në probleme shumë serioze, siç u shpreh.
“Nëse dikush mendon se është e mundur të sigurosh armatime të tilla në një zonë lufte për të sulmuar territorin tonë dhe për të na krijuar probleme, përse ne nuk kemi të drejtën të furnizojmë me armatime të të njëjtit lloj rajone rreth botës, nga ku do të mund të ndërmerreshin sulme ndaj objektivave perëndimorë”.
Ai nuk e specifikoi se cilat vende mund të furnizojë Moksa me armatime. Por Putin u kujdes të përmendte në emër Gjermaninë, e cila së fundmi i ka dhënë lejen Ukrainës të godasë Rusinë me armatime të prodhuara në Gjermani, me rreze të gjatë.
Putin e paralajmëroi vendin të mos dërgonte në Ukrainë raketat Taurus.
“Kur ata thonë se do te këtë më shumë raketa që do të godasin ovbjektivat në territorin rus, kjo pa dyshim që shkatërron një herë e përgjithmonë marrëdhëniet ruso-gjermane”.
Putin foli për gazetarët e huaj në forumin ndërkombëtar të ekonomisë në San Petersburg. Ai pati edhe një mesazh tjetër për Perëndimin, duke thëne se e kishte gabim kur vlerësonte se Moska nuk do të përdorte kurrë armët bërthamore.
Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë integritetin dhe sovranitetin tonë territorial, ne do të konsiderojmë përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion”, ishin fjalët e Putin.
Megjithatë shefi i Kremlinit hodhi poshtë idenë se Rusia po planifikonte një sulm kundër NATO-s. /a2cnn
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












