Lajme
Pyjet në rrezik, duhet të përshtaten me ndryshimet klimatike
Pyjet zvicerane janë prekur fuqishëm nga ndryshimet klimatike dhe ngjarjet ekstreme. Vitet e fundit, thatësira, valët e të nxehtit, stuhitë dhe ngricat e vona i kanë dobësuar pemët, duke i bërë ato më të prekshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve të insekteve, shkruan RTS.
Ky vëzhgim u bë nga Zyra Federale për Mjedisin, kantoni i Jura dhe Konferenca për Pyjet, Kafshët e Egra dhe Peizazhin gjatë një konference për shtyp në një pyll të Ajoie, rajoni i kantonit Jura veçanërisht i prekur nga këto dukuri ekstreme.
“Lloji i pyjeve që ne njohim së shpejti nuk do të ekzistojnë më. Ndryshimet klimatike janë të dukshme në shumë vende. Bredhi, simboli i Harkut Jura, duhet të zhduket kryesisht nga Rrafshnalta, sepse është shumë nxehtë atje,” tha drejtoresha e FOEN Katrin Schneeberger, përcjellë albinfo.ch.
Për FOEN-it, shkalla e ndryshimeve klimatike tejkalon kapacitetin natyror të përshtatjes së ekosistemit pyjor. Nga ky zhvillim kërcënohen edhe pyjet mbrojtëse, RTS.
Kantonet, në bashkëpunim me Konfederatën, kanë identifikuar tre fusha veprimi, specifikoi Stefan Müller, president i Këshillit të Shtetit të Appenzell Innerrhoden dhe anëtar i komitetit të CFP. Kjo është për të mundësuar përtëritje të qëndrueshme të pyjeve në zonat pyjore, për të ruajtur stabilitetin e specieve të ndjeshme ndaj klimës dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të pyjeve.
Për Ministrin e Mjedisit në Jura, David Eray, sfida tani është të menaxhojë kalimin në pyje të përshtatura me një klimë më të nxehtë dhe më të thatë. “Ky tranzicion është i mundur vetëm përmes menaxhimit modern të pyjeve, masave silvikulturore si dhe angazhimit të pronarëve dhe profesionistëve”, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












