Lajme
Qendrat Kulturore për Diasporën, e bëjnë sefte në Turqi
Makolli: Qendrat në Turqi do të jetë ndihmesë e madhe për shqiptarët, të cilët jetojnë atje që ta ndiejnë sa më afër vendlindjen e tyre
Qendra kulturore për diasporën kosovare po bëhen realitet në Turqi.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Turqisë nënshkruan të premten marrëveshjen për hapjen e Qendrave Kulturore të Kosovës për Diasporën në Turqi, si dhe ato turke në Republikën e Kosovës.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, dhe ambasadorja turke në Kosovë Songul Ozan, e kanë vlerësuar rëndësinë e hapjes së këtyre qendrave, pasi që Turqia para disa kohësh e ka bërë një gjë e tillë në Kosovë.
Ministria kosovar i diasporës ka thënë se themelimi i këtyre qendrave në Turqi do të jetë ndihmesë e madhe për shqiptarët të cilët jetojnë atje që ta ndiejnë sa më afër vendlindjen e tyre.
Sipas Makollit këto qendra kulturore, ashtu edhe siç shihet me Ligjin për Diasporën, hapen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë dhe shërbejnë për zhvillimin e tyre në fushat kulturore, arsimore etj.
„Ne, në Turqi kemi një mërgatë relativisht të madhe në numër dhe me këtë po i ofrojmë mundësinë më të madhe për njohjen e kulturës së vendit të origjinës dhe ruajtjes së identitetit. Gjatë muajve në vijim Ministria e Diasporës do të inicioj marrëveshje të tilla edhe me shtetet e tjera ku jeton dhe vepron mërgata jonë, në funksion të ruajtjes dhe të kultivimit të identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të mërgimtarëve, si dhe forcimit të lidhjeve të tyre me institucionet e Republikës së Kosovës“, ka thënë Makolli
Pas Turqisë radhën e ka Zvicra, kështu të paktën ka premtuar Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












