Lajme
Qeveria duhet të shqyrtojë mbajtjen e testeve falas deri në fund të nëntorit
Komisioni për shëndetësi i kërkon qeverisë të shqyrtojë mundësinë e mbulimit të shpenzimeve për testet e shpejta të antigjenit deri në fund të nëntorit
Këshilli Federal duhet të marrë në konsideratë zgjatjen e mbulimit të shpenzimeve për testet e shpejta antigjenit, deri në fund të nëntorit. Kështu i sugjeron Komisioni i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetit i Dhomës së Kantoneve (SGK-S), shkruan sda.ch.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, komisioni thekson se nevojitet një përpjekje e re për të rritur shkallën e vaksinimit.
Për të arritur qëllimin e dëshiruar, janë të nevojshme përpjekjet shtesë në kantone, ka njoftuar komisioni të martën, transmeton albinfo.ch. Ato do të duhet të bëjnë më shumë oferta vaksinimi pa procedura të nderlikuara
Komisioni gjithashtu, në një letër drejtuar Këshillit Federal, rekomandon të mundësohet që kantonet të lëshojnë certifikata Covid për ata që kanë rezultuar negativë, kudo që kryhen teste të përsëritura grupore PCR, p.sh. në kompani dhe institucione arsimore.
Në të njëjtën kohë, komisioni i kërkon qeverisë së shtetit të shqyrtojë mundësinë e mbulimit të shpenzimeve për testet e shpejta të antigjenit deri në fund të nëntorit.
Të hënën, komisioni simotër i Dhomës Nacionale kishte kërkuar tashmë që Këshilli Federal të mbante testet falas të Corona për njerëzit asimptomatikë për aq kohë sa të zbatohet kërkesa për certifikatë të zgjeruar.
Ndërkaq, të premten e kaluar, qeveria pati njoftuar se do t’i përmbahej vendimit të saj themelor për të hequr regjimin e testimit falas në një periudhë afatmesme, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal planifikon të marrë një vendim përfundimtar të premten e ardhshme.
Javën e kaluar Këshilli Federal propozoi që testet të jenë falas për të gjithë deri më 10 tetor dhe jo më 1 tetor siç ishte vendosur më parë. Deri në fund të nëntorit, testet duhet të jenë falas vetëm për ata që janë duke pritur për vaksinimin e dytë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












