Lajme
Qeveria e Kosovës bën hapin e parë, fton opozitën për dialog
Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë, tha se do t'i bëjnë ftesë zyrtare opozitës për t’i zgjidhë çështjet përmes dialogut
Vizita e djeshme e sekretarit amerikan të Shtetit, Jon Kerry duket se ka dhënë rezultate të menjëhershme. Është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i cili ka reflektuar pozitivisht në drejtim të zgjidhjes së krizës parlamentare, duke ftuar sot zyrtarisht përfaqësuesit e bllokut opozitar për bisedime rreth marrëveshjeve të fundit.
Kryeministri Mustafa në mbledhjen e Qeverisë, tha se do t’i bëjnë ftesë opozitës për zgjidhjen e çështjeve përmes dialogut.
Ai theksoi edhe një herë se takimi i djeshëm me sekretarin e Shtetit, John Kerry për të cilin tha se janë të kënaqur që vazhdojnë të kenë mbështetjen e SHBA-ve.
“Me Kerryn biseduam për zhvillimet e fundit, për integrimet euroatlantike, për punën që po e bënë Qeveria në stabilitetin në rajon dhe paqe. Po ashtu edhe për çështjet të cilat e preokupojnë vendin tonë. Kemi marrë përkrahjen e plotë për punën që po e bëjnë dhe jemi të lumtur që kemi pasur një takim të tillë përmbajtjesor”, tha ai.
Ai edhe një herë i ka bërë ftesë opozitës që të ulen dhe t’i diskutojnë problemet që i preokupojnë opozitën dhe të gjendet zgjidhja mbi bazën e ligjit, Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit të Kosovës.
“Dëshiroj edhe një herë të ritheksoj përkushtimin tim edhe të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi por edhe Qeverisë, tash po i adresohem këtij koalicioni që ne jemi në çdo moment të ulemi me opozitën t’i diskutojmë problemet që i preokupojnë opozitën dhe të gjendet zgjidhja mbi bazën e ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës dhe rregullores së Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Mustafa.
Ai tha se do t’i bëjë edhe një herë ofertë opozitës për të diskutuar dhe dialoguar për gjetjen e një zgjidhje.
“Konsiderojmë që zgjidhja më e mirë është që kjo të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, aty ku gjithë deputetët si përfaqësues të popullit mund të japin vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre. Ne jemi të përkushtuar që të gjendet zgjidhje institucionale, jemi të përkushtuar që më mos të ketë gaz në Kuvend dhe ato fotografi të jenë të kaluarës dhe që Kuvendi të punoj me përbërje të plotë me pozitën dhe opozitën dhe me përgjegjësi të plotë t’i trajtoj çështjet para nesh”, ka thënë Mustafa.
Në anën tjetër partitë opozitare ende nuk kanë reflektuar në thirrjen e qeverisë për dialog. Ajo që është thelbësore në këtë proces ishte deklarata e sekretarit Kerry, sovraniteti i Kosovës nuk cenohet me marrëveshjet e fundit. me këtë deklarata SHBA-të heqin dilemën se Kosova rrezikohet me Asociacionin e Komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











