Kosova
Shifra të ndryshme për rritjen ekonomike këtë vit në Kosovë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, tha për mediat e Kosovës se nuk dihet sa do të jetë rritja ekonomike për këtë vit, edhe pse disa institucione kanë dhënë parashikimet e tyre.
Qeveria e Kosovës ka parashikuar që deri në fund të këtij viti rritja ekonomike për vendi tonë do të jetë nga 4.5 deri në 5.7 për qind, ndërsa sipas Banka Botërore parashihet që rritja ekonomike të jetë 3.01 për qind.
E sa i përket deklaratës se Qeverisë se nga janari deri në gusht të këtij viti janë hapur mbi 15 mijë vende të reja pune në Kosovë, Rafuna tha se shumica e këtyre vendeve të punës janë formalizuar.
Ai po ashtu tha, sipas një analize të tyre, shumica e të rinjve që kanë ikur në vendet e BE-së kanë lënë vendin e punës në Kosovë.
“Mbetet për t’u parë për arsye se kemi shifra të ndryshme ose kemi parashikime të ndryshme na ana e Qeverisë, nga ana e Bankës Qendrore dhe nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtarë si dhe Bankës Botërore. Mbetet për t’u parë deri në fund të vitit se cili do të jetë ajo rritja ekonomike më e saktë, prej këtyre institucioneve”.
“Unë besoj që shumica e vendeve të punës janë formalizuar, mirëpo është edhe një pjesë që është hapur si vende të punës. Kur themi janë hap si vende të punës, e kam parasysh lëshimin e vendeve të punës nga ata që kanë qenë të punësuar dhe që kanë dalë jashtë vendit të punojnë me viza, do të thotë, ikja e të rinjve që po bëhet, se jo gjithë të rinjtë që janë duke shkuar në vendet e BE-së janë persona të cilët nuk kanë pasur punë, do të thotë një pjesë e tyre kanë qenë të punësuar. Me vetë faktin që ata kanë lënë vendin e punës, do të thotë që të tjerët punësohen në vendin e tyre. Kjo sipas analizës tonë të brendshme”, shtoi ai
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











