Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim për shuarjen e “Civilna zastita”
Qeveria e Kosovës të mërkurën mori vendim ta shpërbëjë të ashtuquajturën “Mbrojtja civile” e njohur me emërtimin serb “Civilna zastita”, që ka vepruar jashtëligjshëm si strukturë paralele e sigurisë në komunat veriore të Kosovës. Me këtë vendim parashihet integrimi në institucionet e Kosovës i 483 personave që kanë qenë pjesë e kësaj strukture dhe marrja në shfrytëzim e të gjitha objekteve që janë shfrytëzuar nga kjo strukturë, raporton Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, para kabinetit qeveritar paraqiti konkluzat e dakorduara për shpërbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”, për të cilat tha se janë në përputhje me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Tahiri tha se këto konkluza janë arritur në mars, pas një kohë të gjatë bisedimesh.
“Konkluzionet në fjalë parashohin mbylljen e të gjitha pikave vëzhguese të sigurisë së objekteve, zyrave dhe depove që kanë qenë në shfrytëzim nga kjo strukturë ilegale dhe dorëzimin e tyre tek institucionet e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës me këtë marrëveshje është zotuar për të integruar 483 individë që kanë qenë pjesëtarë të kësaj strukture”, tha Tahiri.
Tahiri theksoi se integrimi këtyre personave do të bëhet në duke respektuar ligjet e Kosovës, përkatësisht ligjin për shërbimin civil të Kosovës ku janë parë të gjitha normat për integrim përfshi edhe verifikimet përkatëse të sigurisë. Ajo paraqiti edhe planin e integrimit, ku pasqyrohet një listë e ministrive dhe agjencive që do ta integrojnë këta persona, e që do të jetë e kushtueshme për buxhetin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











