Kosova
Qeveria e Kosovës modifikon vendimin për targat
Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për shkallëzimin e sanksioneve në rastin e zbatimit të vendimit për targat ilegale në Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë propozoi vendimin që bën shkallëzim të sanksioneve në rastin e zbatimit të këtij vendimi.
“Ne kemi zhvilluar diskutime të brendshme edhe me ministrinë e linjës edhe me organet e tjera të sigurisë, edhe kemi ardhur në përfundim që ta sjellim për propozim një vendim, i cili bën sekuensim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimi të këtij vendimi. Më konkiretisht, për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më datën 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga data 21 nëntor për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Dhe më pastaj nga data 21 janar do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë me 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës. Pra, me këtë rast nëpërmjet këtij sekuensimi dhe shkallëzimi ne tregojmë edhe një herë seriozitetin tonë që pa dyshim ta zbatojmë vendimin që kemi marrë, por në të njëjtën kohë t’u japim shans të gjithë atyre të cilët janë të interesuar që të integrohen”, ka deklaruar Kurti.
E-Diaspora
-
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën Më 6–7 shkurt në Tiranë u mbajt takimi themelues i Kolegjit Pan-Shqiptar të Kirurgëve (KPSHK), me... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër Një aleancë që qëndron pas një iniciative për të mbrojtur ushqimin zviceran nga organizmat e modifikuar... -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër -
Varfëria e “fshehur”, Bazeli kontakton drejtpërdrejt me nevojtarët -
Qiramarrësit e Gjenevës mund të kenë akses më të lehtë në pronësinë e pronës -
Hochdorf, Lucernë: 6 shtetas të Kosovës akuzohen për 161 vjedhje













