Kosova
Qeveria e Kosovës ndan 20 mijë euro për Katedralen e Parisit
Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro si kontribut për rindërtimin e katedrales “Notre Dame” në Paris, shkruan albinfo.ch.
Vendimin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj.
“Në shenjë solidariteti dhe si përkrahje simbolike për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë 20 mijë euro”, ka njoftuar Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Propozimi i Haradinajt për të ndarë fonde për katedralen e Parisit u përcoll edhe me kritika. Disa qytetarë thanë se Franca nuk ka nevojë për donacione të Kosovës, dhe sugjeruan që ato fonde të jepen për të ndihmuar të rinjtë me sëmundje të rënda, familjet me kushte jo të mira apo trashëgiminë kulturore në Kosovë.
Katedralja 850 vjeçare e Parisit u përfshi nga flakët pasditen e së hënës, me ç’rast iu dëmtuan disa pjesë.
Për ta rindërtuar, janë mbledhur donacione në vlerë mbi një miliardë dollarë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Përveç Kosovës, edhe Shqipëria ka ndarë një donacion në vlerë prej 100 mijë eurosh për Katedralen e Parisit.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?














