Kosova
Qeveria e Kosovës nuk do ta paguajë më rrymën në veri
Bëhet e ditur nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk do të paguajë më rrymën në veri për katër komunat me shumicë serbe, duke thënë se operatori Elektroserveri duhet ta nënshkruajë marrëveshjen, në bazë të udhërrëfyesit që janë dakorduar pala kosovare dhe ajo serbe, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media, Rizvanolli deklaroi se kur ka kaluar afati prej 100 ditëve vitin e kaluar, siç e ka përcaktuar udhërrëfyesi, më Qeveria nuk ka ndarë mjete.
“Ne kemi thënë me atë rast se pagesat e fundit që do të bëhen nga buxheti i Kosovës do të jenë ato deri në afatin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Kemi pasur kërkesa të vazhdueshme nga KOSTT-i që nga ajo kohë, mirëpo nuk kemi ndarë mjete shtesë si qeveri. Ne e kemi bërë të qartë për të gjitha palët se një mënyrë e tillë e funksionimit nuk mund të vazhdojë”, tha Rizvanolli para gazetarëve.
Sipas saj, edhe Qeveria, edhe operatorët vendorë, si KOSTT, KEDS apo ZRRE, kanë kryer detyrat e veta, por sipas Rizvanollit, është pala tjetër që ka bërë zvarritje dhe sabotim.
“Me kërkesën e ndërmjetësuesve ne kemi vazhduar të diskutojmë shqetësimet, të qartësojmë e të tjera. Mirëpo, pa bërë kompromise shtesë apo ndryshim të kësaj marrëveshjeje. Dhe u kemi bërë të qartë se versioni i fundit i kontratës që i është dërguar tashmë Elektroserverit, disa muaj më parë, është versioni i fundit i marrëveshjes, i cili duhet të nënshkruhet nga ata”.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













