Kosova
Qeveria e Kosovës vendos tavan për çmimin e naftës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e çmimeve të naftës dhe produkteve të saj.
Marzha tregtare maksimale e shitjes me shumicë u vendos të jetë dy centë për litër, ajo e shitjes me pakicë 12 centë për litër, përcjell albinfo.ch.
Vendimi do të jetë në fuqi për 30 ditë.
“Ky vendim është bazuar në monitorimin e rregullt të çmimeve në tregun e produkteve të naftës, evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve, e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror”, u tha në njoftimin e MINT, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë Aeroporti i Gjenevës ka raportuar një vit me rritje të ngadaltë, pasi presionet e jashtme kanë... -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje











