Kosova
Qeveria e Kosovës vlerësohet me 51 pikë nga 100 në përmbushjen e reformave evropiane
Në Barometrin e Reformave Evropiane të prezantuar sot nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), nga 13 ministritë e Qeverisë së Kosovës, tetë prej tyre kanë treguar performancë të mirë dhe pesë të tjera kanë treguar performancë të kufizuar në zbatimin e reformave evropiane në vitin 2023. Barometri ka vlerësuar performancën e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrive relevante në zbatimin e reformave të Bashkimit Evropian, transmeton albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës është vlerësuar me 51 nga 100 pikë totale.
Në “Edicionin e Parë” të Barometrit, që përfshin periudhën janar-dhjetor 2023, pjesë e vlerësimit kanë qenë 13 ministri nga 16 teksa zëvendësja e shefit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se barometri është mjet i dobishëm për të forcuar dialogun ndërmjet shoqërisë civile, Qeverisë dhe Bashkimit Evropian.
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës është pezulluar nga prilli i vitit 2016, duke mos pasur asnjë përparim.
Tetë ministritë me performancë të mirë janë:
Ministria e Ekonomisë me 64 pikë;
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 64 pikë;
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me 60 pikë;
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rajonal me 60 pikë;
Ministria e Punëve të Brendshme me 56 pikë;
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me 56 pikë;
Ministria e Drejtësisë me 53 pikë; dhe
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me 53 pikë.
Pesë ministritë me performancë të kufizuar janë:
Ministria për Kthim dhe Komunitete me 46 pikë;
Ministria e Shëndetësisë me 45 pikë;
Zyra e Kryeministrit me 39 pikë;
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me 36 pikë; dhe
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me 29 pikë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” Ligji zviceran e përcakton qumështin si "produktin e marrë nga mjelja nga sekretimi i gjirit të... -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit? -
Shqetësim midis fermerëve përpara një rreziku veçanërisht të theksuar të ngricës -
SWISS dhe Edelweiss rrisin mbishpagesat e karburantit











