Lajme
Qeveria e Maqedonisë ul çmimet e disa produkteve emergjente
Qëllimi i këtij Vendimi është të kthehen çmimet e këtyre prodhimeve në nivelin i cili ka vlejtur deri më 5 gusht të këtij viti (para vërshimeve), kur kërkesa për këto prodhime ka qenë normale, d.m.th. nuk ka pasur kërkesa për sasi të konsiderueshme të këtyre prodhimeve”,
Me një vendim të veçantë Qeveria e Maqedonisë ka ndërhyrë në kontrollin e çmimeve të disa produkteve të cilat u shtrenjtuan papritur menjëherë pas vërshimeve në Shkup dhe Tetovë. Siç njofton Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë, produktet si: uji në shishe, qirinjtë për amvisëri, dorëza mbrojtëse, çizme të gomës, lopata, maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim, u shtrenjtuan nga tregtarët, për shkak të rritjes së kërkesës në treg.
“Ministria e Ekonomisë sqaron se duke e shfrytëzuar kërkesën e rritur të këtyre prodhimeve, disa tregtarë i rritën çmimet e ujit në shishe, qirinjve për amvisëri, dorëzave mbrojtëse, çizmeve të gomës, lopatave, maskave mbrojtëse dhe mjeteve për dezinfektim, kështu që qëllimi i këtij Vendimi është të kthehen çmimet e këtyre prodhimeve në nivelin i cili ka vlejtur deri më 5 gusht të këtij viti (para vërshimeve), kur kërkesa për këto prodhime ka qenë normale, d.m.th. nuk ka pasur kërkesa për sasi të konsiderueshme të këtyre prodhimeve”, thuhet në këtë vendim.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













