CH-Ballkani

Qeveria e Serbisë zyrtarisht kërkon të përfshihet në hetimet e vrasjes së Ivanoviqit

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë pret që rasti të hetohet në nivelin më të lartë profesional, pasi në të kundërtën “hetimet do të vështirësoheshin”

Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) përfshirjen e organeve të saja shtetërore në hetimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviq. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, sipas së cilës drejtori i policisë Vladimir Rebiq ka biseduar lidhur me këtë çështje me përfaqësues të misionit evropian në Kosovë.

Rebiq gjatë takimit ka kërkuar që policisë serbe menjëherë t’i vihen në dispozicion të gjitha informacionet lidhur me vrasjen e kreut të Iniciativës Qytetare Liria, demokracia, drejtësia, transmeton KP.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë pret që rasti të hetohet në nivelin më të lartë profesional, pasi në të kundërtën “hetimet do të vështirësoheshin” gjë e cila mund të çojë deri te pasoja serioze, transmeton Tanjug. Për këtë çështje ende nuk janë deklaruar autoritetet në Prishtinë, të cilat aktualisht e kanë lejuar vetëm vizitën në Kosovës të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.