Shqipëria
Qeveria e Shqipërisë propozon legalizim të marihuanës shëndetësore
Qeveria e kryeministrit Edi Rama shpalli plane për të lejuar kultivimin e marihuanës “për qëllime shëndetësore dhe industriale” nga kompani të licencuara nga shteti dhe të mbikëqyrura nga shteti. Por, në një vend ku prodhimi dhe trafikimi i paligjshëm i marihuanës është i gjithëpërhapur, nisma shkaktoi menjëherë debate. Opozita e cilësoi atë “çmenduri”.
Qeveria shqiptare ka në plan të autorizojë prodhimin privat të lëndës narkotike cannabis sativa me destinacion përdorimin “për qëllime mjekësore dhe industriale” dhe me kushtin që kompanitë prodhuese të kenë eksperiencë nga vendet e BE-së për këtë aktivitet dhe që sasia e tokës së përdorur për këtë kulturë të mos jetë më e lartë se sa 150 hektarë.
Një projektligj u publikua të enjten në faqen zyrtare të konsultimeve publike në Shqipëri, i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë. Projektligji parashtron në detaje të gjithë procesin e kultivimit dhe përpunimit të lëndës narkotike dhe thotë se aktiviteti në fjalë do të mbikëqyret nga një agjenci e posaçme që do të krijohet.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











