Lajme
Qeveria e Zvicrës lejon transferimin e të burgosurve në Kosovë
Shkelësit e ligjit nga Kosova do të mund të vuajnë dënimet e tyre në vendin e tyre. Megjithatë, të dy shteteve nuk u kërkohet të japin pëlqimin e tyre për çdo transferim. Ndërsa, Këshilli Federal parashikon të lejojë po ashtu transferimin e personave kundër vullnetit të tyre. Ai rekomandon që Kuvendi të miratojë traktatin dypalësh me Kosovën.
Transferimi i personave të dënuar në vendin e tyre të origjinës përcjell njëkohësisht një qëllim humanitar dhe një qëllim të rëndësishëm të politikës penale zvicerane, konkretisht riintegrimin në shoqëri të njerëzve, të cilët kanë kaluar një kohë në burg. Një i burgosur pranë familjes së tij dhe kulturës së tij ka më shumë gjasa të riintegrohet kur lëshohet nga burgu. Kjo përmasë mundëson po ashtu përmbushjen e kërkesave të mjedisit politik si dhe të autoriteteve kantonale për zbatimin e dënimit me burg, të cilat synojnë reduktimin e përqindjes (së lartë) të të burgosurve të huaj. Marr¨veshja dypalëshe krijon mundësinë për zbatimin e këtij transferimi të qytetarëve të Kosovës në përputhje me ligjin.
Një mundësi, por jo një e drejtë !
Një transferim i tillë presupozon kryesisht se personi ka kryer një vepër penale, të dënueshme, qoftë në shtetin që e dënon, qoftë në shtetin ku ai ka për të kryer burgimin.
Ky transferim gjithashtu duhet të miratohet nga të dy vendet. Marrëveshja, megjithatë, nuk detyron shtetet përkatëse të japin pëlqimin e tyre për transferim, ashtu siç nuk i jap të drejtë personit të dënuar për t’u kthyer në vendin e tij për ta vuajtur dënimin e tij. Ndërkaq, me dy përjashtime, të përcaktuara me kujdes, personi duhet të japë pëlqimin e tij. Traktati i transferimit është frymëzuar nga rregullorja e përgatitur nga Këshilli i Evropës.
Transferimi i mundshëm kundër vullnetit të personit të dënuar
Personi i dënuar mund të transferohet kundër dëshirës së tij në vendin e tij të origjinës në këto raste: kur ai ka ikur nga shteti në të cilin ai është dënuar, ose kur shteti ka lëshuar një vendim dëbimi pas zbatimit të dënimit me burg kundër tij, pra në rast se ky person ka qenë i detyruar të largohet nga ky shtet.
Personi i dënuar mund të ankohet në Gjykatën Federale penale kundër vendimit të tillë.
Kostoja e transferimit i takon parimisht shtetit që dënon
Marrëvshja për ekstradim ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës siguron, ndryshe nga ajo e Konventës, se kostoja e transferimit të personit të dënuar parimisht duhet t’i takoi shtetit dënues. Kjo rregullore ka për qëllim të parandalojë dështimin e një transferimi, për shkak se shteti ku duhet të ekzekutohet dënimi nuk mund ose nuk do të paguajë për të.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












