Lajme
Qeveria e Zvicrës mund të vendosë sot për hapat e heqjes së bllokimit
Qeveria Federale ka paralajmëruar se do të vendosë më 24 shkurt për hapat e lehtësimit. Por ajo mund të përcaktojë kursin madje edhe sot...
Restorantet dhe dyqanet e mbyllura, detyrimi i punës nga shtëpia dhe rregulli me 5 persona: këto janë masat mbrojtëse kundër koronës që do të zbatohen deri në fund të muajit.
Qeveria Federale ka paralajmëruar se do të vendosë brenda një jave (më 24 shkurt) se si duhet të bëhen hapat e lehtësimit, shkruan srf.ch.
Por ajo mund të përcaktojë kursin madje edhe sot (17 shkurt) duke prezantuar propozimet e saj drejtuar kantoneve, transmeton albinfo.ch.
Duke pasur parasysh numrin e rasteve në rënie, thirrjet për lehtësim po shtohen dhe bëhen më të fuqishme.
Këto thirrje bëhen veçanti nga ekonomia. Organizata ombrellë (federata) e ekonomisë, Economiesuisse, shoqata e punëdhënësve zviceranë dhe dhoma të tjera të shumta tregtare, shoqatat e industrisë dhe kompanitë i kanë propozuar Këshillit Federal një skenar daljeje nga izolimi, në katër hapa.
Ato përgjithësisht, kërkojnë që lehtësimi i parë të fillojë nga 1 marsi, kur duhet të hapen të gjitha dyqanet. Po ashtu, sipas tyre duhet të zbutet kufizimi për pesë persona ndërsa duhet të hiqet detyrimi i punës nga shtëpia.
Në një fazë të dytë, kur të jenë vaksinuar grupet e rrezikut, duhet të hapen restorantet dhe kinematë si dhe të lejohen aktivitetet e ndryshme publike.
Kërkesa specifike ka edhe gastronomie, shkruan albinfo.ch Kështu, federata e kësaj dege, Gastrosuisse së bashku me shoqatat e tjera të hotelerisë dhe turizmit thotë se nëse situata epidemiologjike lejon, izolimi duhet të të përfundojë me fillimin e marsit.
Gastrosuisse madje kërkon hapjen e restoranteve, dke iu përmbajtur rreptësisht respektimit të koncepteve të mbrojtjes.
Me kërkesa për zbutje të kontrolluar janë paraqitur edhe Federata e Sindikatave të ZVicrës (SGB) ndërsa nga partitë, vetëm SP duket e vendosur për vazhdimin e masave, përcjell albinfo.ch. FDP dhe SVP kërkojnë zbutje të shpejtë të izolimit ndërsa partia “Die Mitte”, shprehet për një veprim të matur dhe në varësi nga rrethanat.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











