Lajme
Qeveria federale pret 30,000 kërkesa për azil këtë vit
Qeveria federale pret që numri i njerëzve që kërkojnë azil në vitin 2024 vështirë se do të ndryshojë në krahasim me vitin e kaluar, teksa u tha se faktorë të ndryshëm ndikues janë vendimtar për këtë.
Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) supozon se numri i kërkesave të reja për azil këtë vit do të jetë të paktën aq i lartë sa në vitin 2023.
“Skenari më i mundshëm pret 30,000 (+/- 3,000) aplikime të reja për azil”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Përvoja tregon se niveli i pikut arrihet në verë ose në fillim të vjeshtës.
Faktorët ndikues
“Numri i pritshëm i kërkesave të reja për azil në vitin 2024 varet kryesisht nga mënyra se si zhvillohet migrimi nga Turqia në Greqi dhe Bullgari dhe migrimi i mëtejshëm drejt Evropës Perëndimore”, shkruan SEM. Po aq i rëndësishëm është edhe zhvillimi i migrimit nëpër Mesdheun qendror, përcjell 20minuten.
Faktorë të tjerë ndikues përfshijnë shtrirjen e migrimit nga ato vende, qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në zonën Shengen pa vizë, si dhe masat e kontrollit kufitar të vendeve fqinje të Zvicrës.
Aplikimet e reja për statusin e mbrojtjes S
Sipas parashikimeve, numri i aplikimeve të reja për statusin e mbrojtjes S për njerëzit nga Ukraina ka të ngjarë të jetë rreth 25,000 (+/-5000) në vitin 2024, me kusht që intensiteti i luftës në Ukrainë të mos ndryshojë ndjeshëm. Në muajt e fundit, numri i personave me status të mbrojtjes S që janë larguar nga Zvicra ka qenë afërsisht i njëjtë me numrin e atyre që kanë aplikuar për statusin S.
“Situata rreth atyre që kërkojnë mbrojtje nga Ukraina tani është qetësuar disi, por ajo vazhdon të paraqesë sfida për qeverinë federale, kantonet, qytetet dhe komunat”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












