Lajme

Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna

Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të dhunës dhe neglizhimit të të moshuarve

Në Zvicër, rreth 300,000 deri në 500,000 të moshuar përjetojnë dhunë ose neglizhencë.

Këshilli Federal synon të përmirësojë mbrojtjen dhe në këtë kuadër ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të dhunës dhe neglizhimit të të moshuarve, transmeton albinfo.ch.

Programi do të zgjasë nga viti 2026 deri në vitin 2030 dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin për shërbimet ekzistuese, si dhe të ofrojë trajnime dhe sensibilizim për profesionistët, raporton srf.ch.

Qeveria federale nuk do të ofrojë fonde shtesë për këtë program- financimi do të mbulohet nga kontributet ekzistuese.

Sipas Këshillit Federal, dhuna shpesh ndodh brenda rretheve të ngushta shoqërore ose në mjediset e kujdesit dhe mund të jetë fizike, psikologjike ose financiare.