Lajme
Qeveria Haradinaj harxhoi 4.7 milionë euro
Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa ishin rezerva shtetërore ishin ndarë nga buxhet i shtetit, kanë mbetur vetëm 100 mijë euro.
Për shpenzimin e rezervave Qeveria Haradinaj u kritikua në vazhdimësi, por sipas zyrtarëve të Qeverisë së dorëhequr kjo po del të jetë shuma më e vogël e mjeteve të ndara.
Lulzim Rafuna, këshilltar i Ministrit të Financave (MF), Bedri Hamza, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se shuma prej 4 milionë e 800 mijë eurosh, ka qenë shuma më e vogël që ka ndarë ndonjë Qeveri ndonjëherë.
“Gjatë këtij viti, ka qenë një shumë që ka qenë shuma më e vogël e paraparë në buxhet ndonjëherë, ka qenë një shumë e vetme 4 milionë, e cila është shpërndarë sipas vendimeve të Qeverisë për arsye se fondet rezervë i organizon Qeveria e Kosovës dhe kjo shumë deri më tani është harxhuar dhe janë edhe 100 mijë që kanë mbetur në buxhet të shtetit, mirëpo është shuma më e vogël e ndarë ndonjëherë dhe e harxhuar deri më sot”, tha Rafuna.
Rafuna shprehet se shuma e buxhetit total të shtetit ka qenë shumë e madhe në krahasim me ndarjen buxhetore për rezerva shtetërore, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










