Tematike
Qeveria e Zvicrës informon për ofensivën e re të vaksinimit
Në një konferencë për media, që është mbajtur sot në Bernë nga ora 14, Këshilli Federal ka dhënë informacionet kryesore për ofensivën e vaksinimit
Siç është bërë tashmë e ditur, Java kombëtare e vaksinimit në Zvicër zhvillohet nga 8 deri më 14 nëntor.
Gjaë javës në fjalë Këshilli Federal dëshiron të informojë sa më shumë njerëz lidhur me vaksinimet. Motoja është “Së bashku nga pandemia”. Kantonet, shoqatat dhe organizatat organizojnë aktivitete lokale informuese dhe ofrojnë oferta spontane vaksinimi, shkruan albinfo.ch duke ju referuar mediave zvicerane.
Gjithashtu, java e vaksinimit do të shoqërohet me një turne koncertesh me muzikantë zviceranë.
Në një konferencë për media, që është mbajtur sot në Bernë nga ora 14, Këshilli Federal ka dhënë informacionet kryesore për ofensivën e vaksinimit.
Ne konferencë kanë marrë pjesë: Presidenti Federal Guy Parmelin, Shef i Departamentit Federal të Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimit (EAER); Këshilltari Federal Alain Berset, Shefi i Departamentit Federal të Çështjeve të Brendshme (FDHA); Lukas Engelberger, President i Konferencës së Drejtorëve të Shëndetësisë (GDK) dhe Këshilltar Kantonal i Basel-Stadt dhe Natalie Rickli, Drejtoreshë Shëndetësore e Kantonit të Cyrihut.
Presidenti federal Guy Parmelin: Ne të gjithë duam që pandemia të përfundojë”
Presidenti federal Guy Parmelin duke filluar konferencën për media, është shprehur: “Ne të gjithë duam që pandemia të përfundojë. Vaksinimet dhe certifikata Covid janë dy mjetet tona më të rëndësishme për të arritur këtë qëllim. Dhe, ky nuk është një dënim. Strategjia ka treguar se vaksinimi është efektiv, transmeton albinfo.ch. “Për të qenë të suksesshëm, duhet të këmbëngulim”, ka shtuar tutje Parmelin. Prandaj dhe po lansohet kjo fushatë e re vaksinimi”.
Ministri Berset: Java e vaksinimit, përpjekje që ja vlen
Ndërsa këshilltari Federal Alain Berset, ministër i shëndetësisë, duke prezantuar “Javën…” ka thënë se kuota e tashme e vaksinimit nuk mjafton për të dalë nga kriza. Prandaj, Qeveria Federale dëshiron të bëjë një përpjekje shtesë me kantonet për të promovuar fushatën e vaksinimit. Ofensiva e vaksinimit do të ketë kosto maksimale prej 96 milionë CHF për Qeverinë Federale.
“Qëllimi kryesor është dhënia e informacionit”, thotë Berset. Ata që janë të pavendosur duhet të marrin këshilla për vaksinimin, për shembull nga mjekët, përcjell albinfo.ch. Ekziston edhe një ofertë spontane vaksinimi. Kështu javën e ardhshme do të jenë në përdorim 42 automjete vaksinimi.
Berset më tutje ka treguar rreth përfitimeve të vaksinimit: Mesatarisht, me 50 vaksinime evitohet një shtrim në spital ndërsa me 150 vaksinime shmanget një qëndrim në njësinë e kujdesit intensiv. Përveç kësaj, vaksinimi ndihmon që të shmanget mbylljet e mëtejme (bllokimet).
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












