Lajme
Qeveria ishte në kontakt me grupin e armatosur
Sipas medieve lokale, diplomatët amerikan në Shkup posedojnë incizime telefonike, se Jankullovska dhe Mijallkov kanë qenë në kontakt me grupin e armatosur në Kumanovë
Ministrja e dorëhequr e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov kanë pasur kontakte telefonike me grupin e armatosur që luftoi në Kumanovë. Siç raportojnë mediet lokale, ata kanë kontaktuar me Mirsad Ndrecën i njohur si komandant Nato, për të gjetur një zgjidhje.
Kontakti i tyre me grupin e armatosur të shqiptarëve, duket se është bërë shkaku kryesor që detyroi dy njerëzit me të besuar të kryeministri Nikola Gruevski të japin dorëheqje. Dorëheqja e tyre erdhi menjëher pas një takimi që ata zhvilluan në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
Sipas burimeve të portalit Libertas, në këtë takim, Jankullovskës dhe Mijallkovit u janë dhënë regjistrime (incizime) nga kontaktet telefonike midis përfaqësuesve të Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundëzbulimit (DSK) me grupin e armatosur, konkretisht me personin e quajtur komandant Nato dhe njerëzit e tij, citon INA.
Siç thuhet më tej, aty u është dëshmuar përfshirja e DSK-së, e cila ka biseduar me grupin e armatosur në Kumanovë.
“Shqiptarë të punësuar në DSK kanë kontaktuar përmes telefonit me grupin e armatosur, duke thënë se ata kanë kontaktuar me urdhër direkt të shefit të DSK-së, i cili ka pyetur se çfarë kompensimi kërkojnë që të tërhiqen. Praktikisht MPB ka hyrë në bisedime me ta”, thotë burimi i Libertas.
Paralelisht me këtë, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në marrëveshje me partnerët e koalicionit ka kërkuar ndihmë nga OSBE për të tërhequr tre persona të afërt me të që ishin pjesë e grupit, që më pas të negocion me ta.
“Gjatë takimit të sotëm në ambasadën amerikanë, edhe Ahmetit iu bë e ditur se komuniteti ndërkombëtar përmes këtyre incizimeve e ka të qartë edhe përfshirjen e Qeverisë në ngjarjet në Kumanovë dhe se aksionin e përgjakshëm MPB-ja e filloi kur veçse në terren kishin humbur jetën disa pjesëtarë të forcave policore”, bën të ditur burimi.
“Dorëheqjet që ndodhen janë logjike pas takimeve mes ambasadorëve dhe zyrtarëve”, ka thënë burimi diplomatik, duke mos e bërë të qartë nëse edhe kryeministri Nikolla Gruevski së shpejti do të japë dorëheqje, edhe pse sipas burimit, ka pasur informatat për kontaktet e kushëririt të tij me grupin kriminal.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve











