Lajme
Qeveria Kurti shfuqizon vendimet e Qeverisë Haradinaj për tokat e AKP-së që iu ishin dhënë komunave
Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimet e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur këtë të shtunë.
Kryeministri Albin Kurti tha se pronat duhet t’i kthehen AKP-së dhe se “kthimi i ligjshmërisë aty ku kërkohet është i pakompromis”.
Ndërsa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se ky vendim tani iu mundëson komunave që të mos kenë problem me ligjshmërinë e këtyre vendimeve.
“Ishte një vendim që ka të bëjë me ligjshmërinë e komunave, do të thotë është anuluar një vendim i ish-qeverisë gjatë vitit 2018, për shkak se është e pamundur të implementohet. Kjo pasi që gjatë vitit 2019 është shfuqizuar ligji për dhënien e pronës komunale, në shfrytëzim dhe këmbim. Tash e ka pamundësuar implementimin e vendimeve në mbledhjen e 55-të të qeverisë në vitin 2018 dhe kjo tash u mundëson komunave që të mos kenë probleme me ligjshmërinë e këtyre vendimeve”, është shprehur Krasniqi.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran










