Maqedonia
Shkupi, i shqetësuar pas dështimit në Bruksel
Në rrjedhë janë konsultime politike në disa nivele, po shqyrtohen dhe analizohen të gjitha opsionet, thonë nga Qeveria lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren pas takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, në të cilin vendoset për negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut.
Analiza dhe konsultime po bëhen edhe në partitë politike, ndërkaq tashmë ka paralajmërim edhe për takim të mundshëm të liderëve te presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Nga Kabineti i presidentit thonë se me informatë për këtë çështje do të dalin pas përfundimit të Samitit të BE-së në Bruksel.
Nga BDI konfirmuan se kryetari i partisë, Ali Ahmeti, ka marrë ftesë nga shefi i shtetit për takim të liderëve të partive politike nga blloku politik maqedonas dhe ai shqiptar të dielën, në vilën “Vodno”. Tani për tani nuk ka konfirmim për atë nëse ftesën e kanë marrë edhe liderët e LSDM-së, VMRO – DPMNE dhe partive të tjera politike.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














