Kosova
Qeveria nuk i aplikon, por e ka gati listën me masat e reja ndaj Serbisë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se i kanë të identifikuara veprimet e tjera që mund të ndërmerren kundër Serbisë, pas tarifës 100% për produktet serbe.
“Mirëpo me këtë 100% mendoj se është një efekt i respektueshëm, të mos them i madh. Nuk do të shkonim në hapa të tjerë, do të shkonim në këto masa nëse Serbia vazhdon agresionin e vet. Është e papranueshme të mbahet një deputet si në rastin e deputetit Petroviq. Kjo është praktikë policore”, ka thënë ai.
Kryeministri ka thënë se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe nuk është bërë nga qejfi, por nga zori. Ai ka thënë se taksa është vendosur si masë mbrojtëse nga agresioni që ka bërë Serbia. Haradinaj ka thënë se taksa nuk ka për qëllim të shkaktojë krizë humanitare te komuniteti serb. Haradinaj ka thënë se pretendimet e tilla janë të pavërteta, shkruan albinfo.ch
Ndryshe Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Këshillit Prokurorial për shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale dhe për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi. Sipas këtij vendimi të Qeverisë, prokurorët do të marrin shtesë nga 400 euro, ndërsa kryeprokurori 500 euro. Vlera e përgjithshme për këto pagesa shtesë për vitin 2018 për prokurorët e Prokurorisë Speciale arrin mbi 66 mijë euro. Kryeministri dhe ministri i Drejtësisë kanë thënë se ky vendim nuk është i ri, pasi në vitet e kaluara pagesa shtesë ka qenë 800 euro për prokurorët e Prokurorisë Speciale. Sipas ministrit Tahiri, ky është vendim i ri që paraqet ulje të pagesës shtesë për 400 euro.
E-Diaspora
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri do të organizojë simpoziumin e radhës shkencor Shoqata fton të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për komunitetin... -
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Sot fillon Samiti i Katërt i Diasporës Nga dita e sotme deri më 15 prill 2026, Tirana kthehet në qendrën e shqiptarëve nga... -
Të rinjtë rekrutohen përmes Snapchat për të vjedhur makina luksoze në Zvicër -
Zvicra po bëhet gjithnjë më e dendur, ndërsa Evropa po zbrazet -
Dy priftërinj nga Dioqeza e Bazelit pezullohen për dyshime për abuzim seksual -
Regjimi kubanez përfiton miliona nga duhanpirësit e purove në Zvicër












