Jeta në Zvicër
Qeveria ofron 300 milionë franga për “Verdingkinder”
Shuma e propozuar nuk i plotëson kërkesat e iniciativës, sipas të cilës duhet të jepen 500 milionë franga për këtë destinim
Kërkesa e personave të trajtuar në kushte diskriminimi, të quajtur Verdingkinder për kompensimin e dëmit të pësuar, ka marrë vetëm përgjigje të pjesshme nga autoritetet e Zvicrës.
Këshilli Federal ka vendosur që atyre (rreth 20 mijë veta) në emër të dëmshpërblimit t`u lë në dispozicion një fond prej 250 dhe 300 milionë franga. Me këtë veprim, qeveria e vendit synon të bëjë një kundërpropozim indirekt për iniciativën e zhdëmtimit për të cilën do të votojnë zviceranet në nivel vendi.
Por shuma e propozuar nuk i plotëson kërkesat e iniciativës së përmendur Verdingkinder, sipas të cilës duhet të jepen 500 milionë franga për këtë destinim.
Nga ana tjetër, Këshilli Federal në kundërpropozimin e bërë, kërkon që padrejtësia e bërë ndaj kësaj kategorie njerëzish të njihet ligjërisht.
Me fenomenin Verdingkinder nënkuptohen masat e veçanta që janë marrë ndaj fëmijëve të familjeve të etiketuara si të papërgjegjshme. Këta fëmijë, deri nga fundi i viteve 60` të shekullit të kaluar shteti ua ka lënë në përkujdesje familjeve bujqësore, të cilat në shumë raste i kanë diskriminuar dhe keqtrajtuar ata.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













