Shkurt.ch
Qeveria, pa vendim për “Iniciativën e dëbimit”
Qeveria e Zvicrës ende nuk ka vendosur se si do ta jetësojë iniciativën për dëbimin e të huajve me dosje krimi, për çfarë atë e obligon rezultati i votimit gjithëpopullor nga viti 2010. Qeveria ka shikuar propozimet që lidhur me këtë i ka bërë një grup pune i angazhuar në fillim të vitit të kaluar, por duket të jetë e pakënaqur me to.
Sipas zëdhënësit, Andre Simonazzi, qeveria ka angazhuar departamentit e drejtësisë që të përpunojë një propozim tjetër. Deri në verë, qeveria pastaj do të vendosë se cilin propozim do ta dërgojë për miratim në parlament.
Ministrja Simonetta Sommaruga pati angazhuar një grup pune për jetësimin e iniciativës për dëbimin e të huajve me dosje krimi. Por grupi në fjalë nuk mund të arrinte pajtim për një propozim të vetëm kështu që kishte bërë disa variante të ndryshme.
SVP-UDC kishte këmbëngulur për një zbatim absolut, fjalë për fjalë të iniciativës. Ajo kishte hasur në kundërshtimin e shumicës së anëtarëve të grupit, të cilët druajnë se në një rast të tillë do të shkelej e drejta ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis formulës për foshnje të kontaminuar me toksinën... -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër -
Çfarë duhet të dini rreth 225,000 vendeve të lira të punës në Zvicër












