Kosova
Qeveria spanjolle konfirmon njohjen e pasaportës së Kosovës
Të shtunën zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi se Spanja i ka njohur pasaportat e Kosovës.
Të dielën qeveria spanjolle ka njoftuar se njeh pasaportën kosovare, shkruan gazeta spanjolle “El Pais”.
Siç shkruan gazeta, në vendimin e Ministrisë së Jashtme spanjolle theksohet se ky vendim vjen pasi më 1 janar hyri në fuqi lëvizja e lirë, pa viza për kosovarët. Por, kjo sipas MPJ-së së Spanjës, nuk nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës, gjë që nga mediat atje kjo po shihet si paradoks.
Disa herë ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, kishte theksuar se “Spanja ka qëndrim mosnjohës ndaj Kosovës” sa i përket pasaportës dhe pavarësisë.
Spanja është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.
Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë./ El Pais.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












