Lajme
Qeveria subvencionon vreshtarinë
Ministra kosovare e Bujqësisë ka mbështetur 39 projekteve të vreshtarëve në vlerë prej 209 mijë euro. Ministri Stavileci tha se vreshtaria është sektor strategjik për Kosovën
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka nënshkruar kontrata për ndarjen e granteve investive për mbështetjen e 39 projekteve të vreshtarëve në vlerë prej 209 mijë euro.
Përmes këtyre granteve investive, synohet rritja e sipërfaqeve me vreshta të reja dhe modernizimi i infrastrukturës përcjellëse në këtë sektor.
Tridhjetë e nëntë vreshtarët përfitues, sipas një njoftimi lëshuar nga MBPZHR, do të financohen në shkallë prej 65 për qind nga Ministria e Bujqësisë.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci tha se me këtë sektor po fillojnë edhe realizimin e programit mbështetës të këtij viti. Vreshtaria, sipas tij, është njëri prej sektorëve, për të cilin viteve të fundit qeveria është munduar t’i japim përkrahjen maksimale.
“Duke ditur rëndësinë e këtij sektori dhe problemet më të cilat është ballafaquar, krahas këtyre granteve investive, pjesë e programit janë edhe subvencionimi i sipërfaqeve ekzistuese të vreshtave me nga 200 euro për një hektar dhe subvencionimi i stoqeve të verës”, tha ministri Stavileci.
Përmes rritjes së mbështetjes për vreshtarinë dhe verëtarinë, ministri kosovar i Bujqësisë tha se synojnë që dalëngadalë t’u japin fund edhe problemeve, të cilat i kanë përcjellë viteve të fundit vreshtarët.
Në anën tjetër, Hysen Canziba, njëri nga përfituesit e këtyre granteve, theksoi se kjo përkrahje është e domosdoshme në këtë sektor, pasi sipas tij, në këtë mënyrë atyre po iu lehtësohet edhe zgjerimi i veprimtarive të tyre bujqësore.
“Edhe pse nevojat në këtë sektor janë të mëdha, këto mjete dhe ato që pritet të ndahen në ditët e ardhshme, do të jenë një lehtësim i madh për punën e shumë vreshtarëve dhe verëtarëve”, tha vreshtari Canziba.
Ndryshe, Kosova ka kushte agroklimatike shumë të përshtatshme për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe deri më tani, Ministria e Bujqësisë ka përkrahur gjithsej 585 projekte të vreshtarëve për ngritjen e plantacioneve të reja dhe rregullimin e atyre ekzistuese, që shprehur në hektarë ka përkrahur gjithsej ngritjen e 374 hektarëve të rinj me vresht
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












