Tematike
Qeveria u kërkon falje fëmijëve të trajtuar si robër
Deri në vitet e gjashtëdhjeta fëmijë bonjakë dhe nga familjet e varfra vendoseshin nga shteti te familjet fshatare, ku, vetëm për ushqim dhe strehim, detyroheshin të kryenin punë të rënda
Ministrja e drejtësisë në Qeverinë e Zvicrës, Simonetta Sommaruga ka kërkuar falje në emrin e qeverisë nga ish fëmijët e trajtuar si robër (Verdingkinder- “fëmijë nën kontratë”). Këtë e ka bërë në një aktivitet të organizuar për këtë qëllim të enjten në Bernë.
“Është koha që ne të bëjmë diçka, për të gjithë ju, ish fëmijët “verding” dhe viktimat tjera të masave të përkujdesjes së dhunshme, diçka që deri më tash ju është mohuar. Për dhembjen që ju është shkaktuar, unë, në emrin e qeverisë së vendit tu kërkoj sinqerisht falje nga zemra”, ka thënë Sommaruga, shkuan nzz.online.
Edhe në vitin 2010, ministrja tjetër federale Eveline Widmer-Schlumpf u pati kërkuar falje fëmijëve “verding”. Në atë rast bëhej fjalë para së gjithash për personat të cilët, ishin trajtuar në mënyrë administrative pa vendim gjyqësor. Në vitin 2011 pastaj Këshilli Federal kishte paralajmëruar kërkimin falje para ish fëmijëve në fjalë.
Në Zvicër, deri në vitet e gjashtëdhjeta fëmijë bonjakë dhe të tjerë, nga familjet e varfra vendoseshin nga shteti te familjet fshatare, ku, vetëm për ushqim dhe strehim, detyroheshin të kryenin punë të rënda. Shumë prej tyre janë ankuar edhe për keqtrajtime të rënda nga strehuesit e tyre dhe nga autoritetet.
Edhe pas kërkimit të faljes nga ana e qeverisë, mbetet e hapur çështja e dëmshpërblimit financiar të këtyre viktimave. Sommaruga në aktivitetin e të enjtes nuk është shprehur lidhur me këtë aspekt, përveç që ka thënë, thjesht, se në këtë kontekst “paraqiten edhe implikime financiare”.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027












