Lajme
Qeveria zvicerane dëshiron të reduktojë rritjen e buxhetit të ushtrisë
Qeveria ka zbuluar idetë e saj të kursimeve për buxhetin e vitit 2024, duke përfshirë një rritje më të vogël se sa ishte planifikuar në shpenzimet ushtarake.
Planet para-buxhetore të shpallura të mërkurën vijnë si përgjigje ndaj rreth 2 miliardë CHF në shpenzime të reja të vendosura nga Parlamenti, dhe për të cilat qeveria është e shqetësuar se mund të krijojnë një deficit në arkat e shtetit, përcjell albinfo.ch.
Një planifikim i tillë i shpenzimeve, i vendosur verën e kaluar nga parlamentarët, ishte një rritje progresive në shpenzimet vjetore ushtarake, nga 5.6 miliardë CHF, në 7 miliardë CHF deri në vitin 2030.
Pas pushtimit rus të Ukrainës, ky vendim synonte të rriste gradualisht buxhetin e ushtrisë për të arritur të paktën 1% të prodhimit të brendshëm bruto zviceran.
Qeveria tani dëshiron të shkurtojë zgjerimin e planifikuar me 300 milionë CHF në 2024, 500 milionë CHF në 2025 dhe deri në 800 milionë CHF në 2026. Për ministrat, kjo ende paraqet një rritje prej rreth 3% në vit krahasuar me shpenzimet aktuale.
Politikani i Partisë Popullore, Werner Salzmann, tha të enjten se vendimi i qeverisë ndoqi “rrugën e rezistencës më të vogël dhe nuk mori parasysh në asnjë mënyrë vendimin e Parlamentit”.
Salzmann, i cili mbikëqyr Komisionin e politikave të sigurisë në Senat, tha se vendimi do të vononte planet e modernizimit të ushtrisë dhe se planet e saj të prokurimit për vitet e ardhshme do të duhej të rivlerësoheshin të gjitha. Ai tha se qeveria duhet të bëjë shkurtime diku tjetër, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











