CH-Ballkani
Qeveria zvicerane, 3 milionë franga për shëndetësinë në Shqipëri
Qeveria e Zvicrës, kontribon me një paketë prej 3 million frangash zvicerane në qendrat shëndetësore në Shqipëri.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Shëndetësisë, përmes projektit ‘Shëndet për të gjithë’ ka mundësuar rehabilitimin e qendrave shëndetësore të Dibrës, Fierit dhe Tiranës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi qendrën e saporindërtuar në Sauk, e shoqëruar nga drejtori i projektit ‘Shëndet për të gjithë’, Besim Nuri dhe zv. kryetarja e Bashkësisë në Tiranë, Anisa Ruseti.
Rinovimi është pjesë e mbështetjes që jepet nga projekti ‘Shëndet për të gjithë’ për përmirësimin e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. Banorët e zonave rurale, në veçanti, mund të përfitojnë shumë nga aksesi në qendra të cilat janë pranë tyre.
“Falënderoj ‘Shëndet për të gjithë’ dhe Qeverinë zvicerane për mbështetjen e tyre në rehabilitimin e 16 qendrave shëndetësore në Dibër, Fier dhe Tiranë, por edhe për trajnimin e vyer të stafit mjekësor, për ofrimin e paketës së plotë të kujdesit parësor me cilësi për qytetarët”, tha ministrja Manastirliu.
Nga ana tjetër, Drejtor Ekzekutiv i projektit ‘Shëndet për të gjithë’, Besim Nuri, ka thënë se projekti ynë kontribuoi me një paketë prej 3 millionë frangash zvicerane nga Qeveria e Zvicrës.
‘Shëndet për të Gjithë’ është një projekt i qeverisë zvicerane që synon të forcojë kujdesin shëndetësor parësor në Shqipëri – një fushë parësore për vendin.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale














