Shkurt.ch
Qeveria kufizon pagat e shefave të ndërmarrjeve publike
Ndërmarrje publike në Zvicër konsiderohen Posta, Ndërmarrja Federale e Hekurudhave (SBB/CFF), ajo për prodhimin e armatimit dje pajisjeve ushtarake Ruag etj.
Ndërmarrjet e afërta me qeverinë ose ndërmarrjet publike, në të ardhmen nuk do t`i kenë duart e lira për të caktuar të ardhurat e kuadrove të tyre të larta. Për të trajtuar këtë problematikë Këshilli Federal ka caktuar rregulla më të shumta, shkruan sda.ch
Ndërmarrje publike në Zvicër konsiderohen Posta, Ndërmarrja Federale e Hekurudhave (SBB/CFF), ajo për prodhimin e armatimit dje pajisjeve ushtarake Ruag etj.
Bazuar në vendimin më të ri të qeverisë, bonusët për kuadrot e përmendur në të ardhmen mund të jenë maksimalisht sa gjysma e pagës fikse, përcjell albinfo.ch. Ndërsa për pagesat plotësuese si ato për mbulimin e shpenzimeve, sigurimet ose përdorimin e automjetit të punës, nuk do t`u lejohet kompensim që kalon më shumë se 10 për qind të ardhurat bazë të tyre.
Krahas kufizimeve të përmendura, asambletë e përgjithshme të ndërmarrjeve në fjalë në të ardhmen do të mund të caktojnë kufijtë e epërm për pagat e udhëheqësve të ndërmarrjeve përkatëse. Për të realizuar të gjitha këto ndryshime, statutet e ndërmarrjeve publike duhet të ndryshohen më së voni në vitin 2018.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











