Tematike
Qindra zviceranë ndryshojnë gjininë, duke përdorur një proces të thjeshtëzuar
Që nga 1 janari, kushdo që dëshiron të ndryshojë gjininë zyrtare nuk duhet të shkojë më në gjykatë në Zvicër.
Qindra njerëz në Zvicër kanë ndryshuar gjininë e tyre zyrtare që nga prezantimi i një procesi të thjeshtuar të regjistrimit në fillim të vitit. Vetëm në qytetet e mëdha, 350 njerëz e kanë bërë këtë.
Tetëdhjetë persona ndryshuan gjininë në Cyrih, 47 në Bazel, 46 në Bernë, 36 në Gjenevë dhe 19 në Lucern, sipas një sondazhi nga NZZ am Sonntag. Të përfshirët ishin të moshës ndërmjet 12 dhe 75 vjeç, me nëntë persona më të rinj se 16 vjeç. Përqindja e atyre që kaluan nga femra në mashkull ishte pak më e lartë se nga meshkujt në femra, transmeton Albinfo.ch.
Që nga 1 janari kushdo që dëshiron të ndryshojë gjininë zyrtare nuk duhet të shkojë më në gjykatë në Zvicër. Personat transgjinorë dhe interseksualë tani mund të ndryshojnë emrin dhe gjininë e tyre në gjendjen civile pa komplikime burokratike. Nuk ka më asnjë ekzaminim mjekësor apo parakushte të tjera.
Regjistrat e gjendjes civile dhanë një vlerësim paraprak pozitiv për ligjin e ri. “Qëllimi ishte që të mbahen pengesat sa më të ulëta që të jetë e mundur, dhe tani ato janë”, tha Roland Peterhans, president i Shoqatës Zvicerane të Regjistrimit Civil, përcjell Albinfo.ch. “Nëse do të kishte pasur njerëz që dëshironin të ndryshonin gjininë e tyre dhe më pas të ndryshonin përsëri pas tre javësh, ne do të duhej të kalonim nëpër libra. Por ne nuk i kemi pasur këto raste”, tha tutje ai.
Ai gjithashtu nuk ishte në dijeni të ndonjë abuzimi sistematik. “Ne nuk kemi parë asnjë mashkull të ndryshojë gjininë për të dalë në pension më herët ose për të shmangur shërbimin ushtarak”, tha ai. Gratë aktualisht mund të dalin në pension në 64 vjeç në Zvicër, burrat në 65; shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat, derisa është fakultativ për gratë.
Peterhans tha se ai ishte marrë personalisht me rreth 30 raste dhe kishte takuar njerëz që ishin regjistruar nën gjininë e gabuar për shumë vite dhe tani ishin të lumtur që mund të merrnin këtë hap.
“Është përparim i jashtëzakonshëm për ta që nuk duhet të ekspozohen më në gjykatë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me hapësirat e përbashkëta dhe duhanin renditen menjëherë... -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar -
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë













