E-Diaspora
Arrestohen qiradhënësi dhe dy shqiptarët që uzurpuan shtëpinë e një gruaje
Kur pronarja pas shumë kohësh vendosi të kthehet në shtëpi, çelësi i saj nuk pasonte me derën e hyrjes. Dhe këtu nuk përfundon historia…
Një grua 24 vjeçare nga Oberhausen me gjasë është viktimë e “uzurpimit” të shtëpisë së saj. Kur pronarja pas shumë kohësh vendosi të kthehet në shtëpi, çelësi i saj nuk pasonte me derën e hyrjes, shkruan bild.de. Dhe këtu nuk përfundon historia…
Aty kishin banuar me qira një familje e madhe. Ajo luti një fqinje tjetër (49) për ndihmë dhe sqarim. Kjo e fundit i sqaroi se në shtëpi banonin persona tjerë, për shkak se nuk ishte paguar prej kohësh qiraja.
Përveç kësaj gjithë orenditë shtëpiake ishin “larguar” për qejfin e qiramarrësve të ri. Gruaja thirri menjëherë policinë. Ata gjetën në shtëpi dy shqiptarë (43, 33), të cilët qëndronin si turistë në Gjermani dhe nuk kishin adresë banimi në Oberhausen.
24 vjeçara kur hyri në shtëpi, pa se gjithçka ishte ndryshuar dhe nuk kishte gjurmë nga shtëpia e vjetër. Qiradhënësi dhe dy shqiptarët janë arrestuar dhe kaluan festat e fillim majit në paraburgim.
Hetimet vijojnë.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri













