Lajme
Qiratë në Zvicër janë rritur, por ka edhe një lajm të mirë
Qiratë për qiramarrësit e rinj janë rritur më tej në shtator në shumicën e rajoneve, sipas Indeksit Zviceran të Ofertës së Pasurive të Paluajtshme të publikuar të enjten nga Immoscout24 dhe konsulenca e pasurive të paluajtshme IAZI.
Pas një rritjeje në gusht, qiratë u rritën me 0.7 për qind në shtator, që do të thotë se, në përgjithësi, pronat me qira janë bërë 3.2 për qind më të shtrenjta në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritjen më të madhe e ka shënuar Zvicra Qendrore, 2.5 për qind. Në Cyrih ishte 1,6 për qind, në rajonet veriperëndimore 1 për qind dhe në Zvicrën lindore si dhe në Ticino, 0,9 për qind.
Megjithatë, qiramarrësit në rajonin e Liqenit të Gjenevës (Gjenevë dhe Vaud) patën disi një pushim – qiratë e tyre ranë me 0.7 për qind.
Pra, cili është lajmi i mirë në gjithë këtë?
Bëhet fjalë për qiramarrësit me kontrata ekzistuese: për shkak të uljes së tretë radhazi të normës bazë të interesit të bankës qendrore muajin e kaluar (nga 1,25 në 1 për qind), një rënie e normës referencë të qirasë në pranverën e vitit 2025 është tashmë brenda mundësive. sipas raportit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












