Shkurt.ch
Banesat me qira do të bien në Zvicër deri në 10 për qind, deri në vitin 2020
Për vitin aktual, banka kryesore pret një korrigjim në kërkimin e banesave me qira me rreth 2.5 për qind. Për apartamente me qira, kërkesa kishte shënuar rënie në vitin 2016 për herë të parë që nga kthesa e mijëvjeçarit me 1.3 për qind
Qiratë e banesave pritet të bien deri në 10 për qind brenda tre vjetëve të ardhshme. Arsyeja: Numri i lartë i banesave të zbrazëta në Zvicër, sipas studimin të fundit të pasurive të patundshme nga UBS, shkruan albinfo.ch.
Rënia në kërkimin e banesave me qira vjen pasi norma e banesave të zbrazëta me qira duhet të arrijë një nivel të ri prej pothuajse 3 për qind në vitin 2019, sipas bankës më të madhe zvicerane, përcjell albinfo.ch.
“Pa një kthesë të rëndësishme në aktivitetin e ndërtimit ose një vale së re të emigracionit, kërkesa për qiratë duhet të pësojë rënie deri në 10 për qind deri në vitin 2020”, parashikon Claudio Saputelli, udhëheqës nga departamenti «Real Estate Globale» në UBS. Në këtë sfond do të pritet një rritje e lehtë e normave të interesit në vitin 2018, çmimet për pronat e investimeve rezidenciale ka të ngjarë të kenë arritur kulmin.
Për vitin aktual, banka kryesore pret një korrigjim në kërkimin e banesave me qira me rreth 2.5 për qind. Për apartamente me qira, kërkesa kishte shënuar rënie në vitin 2016 për herë të parë që nga kthesa e mijëvjeçarit me 1.3 për qind. Dhe, rënia vazhdon: kërkimi për banesa me qira u tkurr përsëri në vitin 2017 me 1 për qind.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













