Kosova
QKUK jep detaje për tri rastet e dyshuara për koronavirus
"Pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij, Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive"
Është bërë e ditur se në Klinikën Infektive të QKUK-së janë shtrirë tre persona të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi i ri Covid-19.
Persona e shtrirë në Klinikën Infektive janë: një femër 27-vjeçare nga Prishtina që studion në Piaqenza të Italisë, një mashkull 39-vjeçar nga Prishtina, i punësuar në Milano.
Në mesin e personave është edhe një shtetas kinez 28-vjeçar që ka ardhur nga Kina në Kosovë më 02 shkurt, njofton Zyra për Informim e QKUK-së, përcjell Klan Kosova.
Sipas mjekëve, thuhet se pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij, Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur, është paraqitur në Klinikën Infektive.
Kështu kanë deklaruar nga zyra për media e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës. Ata kanë thënë se tashmë tre persona janë në monitorim dhe të njëjtëve u janë marrë mostrat për analiza.
“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marrë mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme














