Lajme
Qumështi zviceran nuk ka konkurrentë të huaj në vend
- Qumështi mund të importohet vetëm nëse ka mungesë në Zvicër, gjë që aktualisht nuk ndodh, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se qumështi zviceran nuk ka konkurrentë të huaj që konkurrojnë për vëmendjen e konsumatorëve dhe e detyrojnë atë të ulë çmimin.
Ky lloj proteksionizmi shtrihet edhe në shumë produkte të tjera.
Megjithatë, një studim i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Zvicrës Veriperëndimore tregon se prodhuesit dhe furnizuesit e huaj imponojnë rritje të mëdha çmimesh në Zvicër, duke shfrytëzuar pagat e larta dhe fuqinë blerëse të konsumatorëve.
Kjo do të thotë se blerësit zviceranë po paguajnë më shumë se tre miliardë franga për blerjet e tyre, zbuloi një studim.
Kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz që jetojnë në rajonet kufitare bëjnë pazar në Francë, Itali dhe Gjermani, ku të njëjtat artikuj janë dukshëm më të lirë.
Megjithatë, me produktin e qumështin nuk ndodh pasi që Zvicra vite me parë shënoi rekord sa i përket prodhimit të qumështit.
Thuhet se një fermer i zakonshëm zviceran ka 23 lopë qumështore, që konsiderohet e ulët në krahasim me vendet e tjera. Në rajonet alpine kjo mesatare është 28.
Në rajonet alpine qumështin e mbledhur gjatë ditës, fermerët zakonisht e ngarkojnë në automjete dhe dërgojnë në një pikë grumbullimi në qytet.
Në gjithë Zvicrën janë në shërbim makina 24/7 që ofrojnë qumësht të freskët të fermës.
Industria e qumështit në Zvicër është e suksesshme edhe për shkak të kullotave alpine. Shiu, drita e diellit, shumëllojshmëria e bimëve, lënë të kuptohet se qumështi zviceran tradicionalisht ka qenë më i pasur dhe më i shijshëm se sa qumështi nga zonat bujqësore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar Shqiptar 42-vjeçar riarrestohet në Itali për shkelje të urdhrit të dëbimit... -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026 -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Tren përplaset me një veturë në Winterthur Treni godet një veturë të zbrazët në Winterthur... -
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome












