Kosova
Qytetarë e udhëheqës institucionalë bëjnë homazhe në Prekaz
Qindra qytetarë të Kosovës, por edhe udhëheqës institucionesh kanë vizituar Prekazin, për të nderuar sakrificën e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.
Heroizmi i familjes është çmuar lart dhe është vlerësuar kthesë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pas homazheve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar kullën e Jasharëve dhe është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit.
Ai ka kërkuar nga të gjithë të punojnë për avancim të shtetit dhe ushtrisë.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo kulmoi me sulmin e forcave të armatosura serbe mbi familjen Jashari, ku u vranë 55 persona, më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten Çmimet për apartamentet dhe shtëpitë me një familje në Zvicër vazhduan të rriteshin në një nivel... -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër












