Shqipëria
Qytetarët e Kosovës hapin zemrën për Shqipërinë
Tragjedia në Shqipëri ka mobilizuar Kosovën
Shumë kosovarë kanë hapur zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre për të gjithë të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ata po ofrojnë hapësirën në shtëpitë e tyre apo edhe hotelet që të ndajnë bashkë me ata që janë në qiell të hapur, njofton Klan Kosova.
Qytetarët kanë shkruar në adresën e Klan Kosovës për të treguar se janë në gatishmëri për ndihmë dhe shumë të tjerë kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të bërë njoftimin, përcjell albinfo.ch.
Më poshtë ne po publikojmë disa nga lajmërimet dhe numrat e telefonit ku mund të drejtohuni për ndihmë:
“Për shkak te gjendjes te krijuar nga termeti ne Shqiperi ofroj strehim per familje nga Shqiperia.Te gjitha shpenzimet i mbuloj unë. Zoti qofte me ju dhe ju ndihmofte vellezerit dhe motrat nga Shqiperia. Ju lutem lajmërohuni ne tel.00436607249988, Skender Ramadani”.
“Te dashur vellezer dhe motra shqiptare me rastin e tragjedise ne Shqiperi familje Gela nga Vushtrria ju ofron 2 banesa per 2 familje per strehim. Numri kontaktues 01743357262”.
“Pershendetje! Ndjej dhimbje te madhe per rastin ne Shqiperi keshtu qe mund te ofroj nje shtepi me hapsire per 10 persona. Nese bini kontakt me naj familje Shqiperi tlutna kontaktoni kete numer telefoni 044 241 247. Gjendem ne komunen e Vushtrrise, fshati Mihaliq”.
“Jam Afrim Tulla nga Pirana e Prizrenit. Mund te mbaj ne shtepine time nje familje disa antareshe. Buke e krype e zemer per motrat dhe vellezrit tane. Numri i telefonit: 045254764”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














