Lajme
Në Kosovë shpenzohen mbi 300 milionë euro duhan
Rreth tre mijë tonë duhan, ne vlerë mbi 300 milionë euro, është sasia e duhanit që shpenzojnë qytetarët e Kosovës brenda një viti.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se nga kjo shumë e përgjithshme 200 milionë euro është shuma që përfiton buxheti i shtetit në akcizë, tvsh dhe taksë doganore.
Kosova është vend ku mbi 20 për qind e popullsisë janë duhanpirës.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për REL se trendi i importit të duhanit në Kosovë është pothuajse i njëjtë nga viti në vit, por që rritja e akcizës ka rritur edhe koston.
“Importi i duhanit në Kosovë ka një trend të njëjtë nga viti në vit. Rreth 3 mijë tonë brenda vitit importohen në Kosovë. Akciza e duhanit paguhet 43 euro për një kilogram, derisa 18 për qind paguhet tvsh, si dhe taksa e doganës. Nëse mblidhen të gjitha këto në të holla i bie se rreth 200 milionë euro paguhen këto shërbime, derisa 100 milionë vetëm duhani”, tha Stavileci.
Akciza e duhanit është rritur disa herë. Prej 27 euro për një kilogram cigare sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016 dhe në vitin 2018 është ngritur në 43 euro.
Në vitin 2013 në Kosovë ka hyr në fuqi Ligji për kontrollin e duhanit, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm, përcjell albinfo.ch.
Përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve, krahasuar me hulumtimin e kaluar është nga 10.4 në 8.8 për qind.
Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritja e TVSH-së, goditje e madhe për banorët e Zvicrës Banorët e Zvicrës përballen me rritje të TVSH-së... -
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor












