Lajme
Zvicra shënon temperatura rekorde në janar
Dimri i ngrohtë në Zvicër, pritet edhe muaji shkurt të jetë me temperatura plus
Për dallim nga e njëjta periudhë e vitit 2019, kur temperaturat ishin nën 8 ° C në disa rajone të Zvicrës, ky janar ka qenë një nga muajt më të butë në rekord që janë shënuar ndonjëherë në Zvicër, mes 13 deri 15 gradë celsius, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht nëse vjen nga ngrohja globale apo nga një fenomen tjetër klimatik, janari i këtij viti ka qenë përfundimisht jodimëror në Zvicër.
Në shumë vende janari ka qenë i ngrohtë në mënyrë të paarsyeshme dhe kishte rreze dielli, sipas një raporti nga shërbimi zyrtar i motit në Zvicër, Météosuisse, shkruan The Local.
Në Gjenevë, për shembull, dielli shkëlqeu me temperatura relativisht të larta dhe shënoi rekordin, duke e lënë pas janarin e ngrohtë, i cili pati datuar në vitin 2008. Po ashtu, edhe Berna pati temperatura që e thyen rekordin e mëparshëm.
Nga ana tjetër, vendi gjithashtu kishte shumë pak reshje në ditët e para të vitit.
Por natën e 27 deri më 28 janar, shiu i madh përfshiu Zvicrën. Erërat me mbi 120 kilometra në orë janë regjistruar në disa vende, duke u rritur në 150 kilometra në orë në lartësi.
Çfarë lloj moti mund të presim në shkurt?
Edhe pse parashikimet afatgjata nuk mund të bëhen, temperaturat e ditës për dy javët e ardhshme ka të ngjarë të variojnë nga 2 ° C deri në 14 ° C në Cyrih, nga 4 ° C në 15 ° C në Gjenevë, dhe 7 ° C deri në 19 ° C në Ticino.
Kështu që duket se dimri i butë pritet të vazhdojë në Swizland të paktën për të ardhmen e afërt. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














