Lajme
Qyteti Brisbane në Australi futet në izolim, për shkak të rasteve me variantin Delta
Miliona australianë të tjerë gjenden tani në izolim derisa varianti Delta vazhdon të përhapet.
Sipas BBC, përcjell Albinfo.ch, autoritetet kanë implementuar një bllokim të shkurtër treditor në pjesët jug-lindore të Queensland, përfshirë qytetin e tretë më të madh të Australisë, Brisbane, që filloi në orën 16:00 të shtunën.
Deri më tani, më pak se 15 për qind e australianëve janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
Zyrtarët e Queensland raportuan gjashtë raste të reja me COVID-19, të gjitha të lidhura me një nxënës të shkollës së mesme, i cili rezultoi pozitiv të enjten.
Jeannette Young, shefja kryesore e shëndetit në Queensland, u tha gazetarëve se ata po gjurmonin çdo kontakt të atyre që kishin rezultuar pozitivë, dhe se ajo mendonte se mund të kishte “një numër të madh të zonave të ekspozimit” në Brisbane.
E-Diaspora
-
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla” Turneu do të mbahet nga 9 deri më 12 prill 2026 në Fier, Tiranë dhe Shkodër,... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër mbi 300 mijë të moshuar përballen me dhunë Sipas ekspertëve, një në gjashtë persona mbi 60 vjeç përjeton dhunë ose keqtrajtim... -
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër?










