Lajme
Qyteti me më së shumti milionerë
Nju-Jorku është shtëpia e afro 350.000 milionerëve, më shumë se çdo qytet tjetër, një rritje prej më shumë se 48 për qind në dhjetë vjet, sipas një renditjeje globale të qyteteve më të pasura nga Henley & Partners, një firmë konsulente imigracioni.
Kjo do të thotë se afërsisht çdo banor i 24-të i këtij qyteti prej 8.26 milionë banorësh ka një vlerë neto shtatëshifrore.
Raporti zbuloi se Nju-Jorku është shtëpia e 60 miliarderëve dhe 744 njerëzve që janë në gjendje të investojnë më shumë se 100 milionë dollarë, raporton Bloomberg. Bumi në tregjet financiare në vitet e fundit ka nxitur rritjen në qytetet më të pasura në botë, thotë Jörg Steffen, CEO i Henley & Partners.
Megjithatë, ky nuk është rasti kudo dhe Londra ka humbur 10 për qind të popullsisë së saj milionere në dekadën e fundit, pjesërisht për shkak të vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Hong Kongu pa një rënie prej 4 për qind në renditjen e tij të milionerëve pasi emigrantët e pasur u dyndën në Singapor mes kufizimeve të rrepta në Kinë gjatë pandemisë Covid-19. Disa qytete në rritje përfshijnë Shenzhen të Kinës, ku numri i milionerëve është rritur me 140 për qind gjatë dekadës së fundit.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live -
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike
Jeta në Zvicër
-
Lucernë
Në Lucern, hajdutët vjedhin Porsche-in 200 mijë frangash, Milot Berisha sheh gjithçka live Teksa i vidhej Porsche-i 200 mijë frangash, Milot Berisha e shikonte gjithçka live... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental









