Shkurt.ch
Racizmi, barazia gjinore: Zvicra mund të bëjë më shumë
Disa shtete i kanë kërkuar Zvicrës të hënën të marrë masa shtesë për të drejtat e njeriut. Zvicra në veçanti mund të bëjë më shumë për të luftuar kundër diskriminimit, trafikimit të qenieve njerëzore, për të mbrojtur emigrantët dhe për të forcuar barazinë gjinore, raporton swissinfo.ch.
“Këshilli Federal konsideron se niveli i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Zvicër është i mirë. Por asnjë vend nuk mund, madje edhe ato vende ku të drejtat e njeriut janë respektuar mirë, të jetë i vetëkënaqur për këtë“, ka theksuar Didier Burkhalter. Këshilltari Federal e hapi debatin jo më pak se tri orë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, në krye të një delegacioni prej 29 anëtarëve.
Lufta kundër diskriminimit
Në fund të fundit, më shumë se 80 vende i kanë bërë vërejtje Zvicrës, qoftë me shkrim ose me gojë. Disa shtete, veçanërisht në Afrikë, ishin të shqetësuara me “rritjen e intolerancës, racizmit dhe ksenofobisë” në Zvicër. Legjislacion kombëtar kundër të gjitha formave të diskriminimit është kërkuar nga vende të ndryshme.
Nevoja për masa të ashpra kundër trafikimit të qenieve njerëzore është kthyer shpesh në bisedë. Përdorimi disproporcional i forcës nga ana e policisë, trajtimi i azilkërkuesve, duke përfshirë ndalimin e të miturve të pashoqëruar, si dhe dhuna kundër grave emigrante kanë qenë gjithashtu të kritikuara.
Ndalesa e minareve
Pakistani ka përmendur referendumit në fund të vitit 2009 për ndalimin e ndërtimit të minareve. Ai bëri thirrje për miratimin e një ligji që ndalon veprimtaritë e të gjitha organizatave që avokojnë racizmin. Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Norvegjia, ndër të tjera, kanë shprehur keqardhjen e tyre për vendimin e popullit zviceran.
Vende të ndryshme, si Holanda dhe Spanja, kanë denoncuar pabarazitë e vazhdueshme në tregun e punës dhe në pozitat vendimmarrëse mes burrave dhe grave. Zvicra duhet të nisë një strategji kombëtare në këtë drejtim, sipas këtyre shteteve.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA
Jeta në Zvicër
-
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë Parlamenti ka miratuar një mocion për të ndaluar pajisjet elektronike private gjatë shkollës së detyrueshme.... -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës











