CH-Ballkani
Radiodramë e BBC për Kosovën
Radiodrama “Në Fushat e Kosovës” do të transmetohet në Radio 4 nga e hëna e 9 janarit deri të premten më 13 janar në orën 10:45 dhe me reprizë në orën 19:45
BBC ka njoftuar programin më të ri në Radion numër 4 të saj, që do titullohet “Në fushën e Kosovës”, shkruan albinfo.ch.
Shënimet e këngëtares së njohur PJ Harvey gjatë udhëtimit në Kosovën e vitit 2011 kur mori pjesë në Festivalin Dokufest në Prizren, do të bëhen radiodramë me titullin “On Kosovo Field” apo në “Në fushën e Kosovës”.
Radio drama e ndarë në pesë pjesë është e inspiruar nga shënimet e PJ Harvey gjatë udhëtimit të saj në Kosovë. Kjo dramë është shkruar nga Fin Kennedy dhe dy kosovarë, një vëlla dhe motër që kanë lindur në Mançester të Anglisë, e të cilët kthehen në Kosovë, pasi mësojnë për një varr masiv që gjendet afër shtëpisë së tyre të lindjes.
Aktorët që do të japin zërin e tyre për të portretizuar këto dy personazhe janë Michelle Keegan dhe Nico Mirallegro, teksa radiodrama do të ketë si producent Nadia Molinari.
Radiodrama “Në Fushat e Kosovës” do të transmetohet në Radio 4 nga e hëna e 9 janarit deri të premten më 13 janar në orën 10:45 dhe me reprizë në orën 19:45.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut












