Shkurt.ch
Radioreportazhi mbi djaloshin kosovar, më i miri në Gjermani
Autorja në këtë reportazh ka bërë portretin e Enisit, djaloshit 13 vjeçar të një familjeje refugjatësh nga Kosova.
Radioja Gjermane, në një spektakël të mbajtur mbrëmë në Hamburg, ka bërë ndarjen e çmimeve për realizimet më të mira të radios në të gjitha gjinitë dhe disiplinat, për vitin 2011. Po ashtu janë shpërblyer edhe moderatorët, spikerët, realizuesit e regjisorët më të mirë, njofton portali deutscheradiopreis2011.de.
Në kategorinë për reportazhin më të mirë të realizuar nga radiot gjermane, vendin e parë e ka zënë reportazhi “Enis wünscht sish ein Schreibpult” (Enisi dëshiron një tavolinë pune) i gazetares Kathrin Erdmann nga NDR Info. Autorja në këtë reportazh ka bërë portretin e Enisit, djaloshit kosovar 13 vjeç nga Kosova.
Në arsyetimin për këtë çmim, juria ka theksuar se autorja Kathrin Erdmann , brenda një hapësire minimale kohor, prej gjithsej 3 minutash , ka arritur të krijojë një atmosferë të veçantë. Ajo me këtë rast sjell jo vetëm emocione të forta por edhe informacione përmbajtjesore lidhur me temën interesante.
Në reportazhin e saj radiofonik autorja ka përshkruar përditshmërinë e vështirë të një fëmije refugjatësh në një lagje problematike të Hamburgut. Ajo, te Enisi 13 vjeçar ka gjetur protagonistin e përsosur, të cilin e ka shoqëruar gjatë 24 orëve, për të realizuar temën e saj.
Vështrimi i shumanshëm që na ofrohet në jetën e djaloshit, dëshmon për një hulumtim gjithëpërfshirës dhe për një angazhim të madh të autores. Punimi i saj është shembull për një reportazh të ndüertuar në formë klasike dhe për gazetarinë serioze, të suksesshme”, përfundon arsyetimi i jurisë.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?












