Shqipëria
Rama: Aeroporti i Vlorës do të jetë gati vitin e ardhshëm
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e nisi ditën sot me pamje nga kantieri për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Në një postim në Facebook, Rama tha se “po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm”.
Pak ditë më parë edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndau në rrjete sociale një kronikë televizive për Aeroportin e Vlorës, i cili në fund të vitit do të aplikojë për certifikimin e operimit dhe sigurinë, transmeton albinfo.ch.
Që tani ka nisur puna për prokurimin e objekteve që do të plotësojnë funksionimin e plotë të aeroportit, i cili do të nisë fluturimet ne pranverë të vitit 2025.
Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës, do të operojë me një kapacitet prej 2 milionë pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit.
Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës, po veçanërisht turizmit në vend.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












